Objekti i IML-së sërish përfshihet nga zjarri

Një incident i zjarri ka ndodhur në orët e para të së dielës në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)

Instituti për Mjekësinë Ligjore [IML] ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm [e diel] në njërën nga korridoret e daljes emergjente ka filluar zjarr, e i cili më pas është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikësit.

IML-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shtuar se pritet t’i nënshtrohet procesit të renovimit që do të përfshijë instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës.

Ky projekt sipas IML-së ka kosto rreth 900,000 euro dhe do të fillojë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit.

Ndryshe, IML-ja është përfshirë edhe dy herë të tjera me zjarrin gjatë vitit 2023.

Zjarri që kaploi ndërtesën e këtij Instituti më 21 nëntor përfshiu disa zyra në katin e dytë të ndërtesës, si dhe pjesën e çatisë mbi të. Një tjetër zjarr në IML kishte shpërthyer edhe më 25 mars të këtij viti.

Prokuroria Themelore e Prishtinës pati nisur hetimet lidhur me rastin, por sipas zëdhënëses së kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, rasti ende nuk ka marrë një epilog.

“Mund t’ju njoftojmë se edhe ky rast ende ndodhet në proces hetimor në prokurorinë tonë”, thekson Ulaj.

Pas shpërthimit të fundit të zjarrit në IML, në vendin e ngjarjes kishin arritur zjarrfikësit, ndërkaq policia tha se zjarri ishte lokalizuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ulaj, thotë se Prokurori i Shtetit është duke pritur raportin me gjetjet nga ekzaminimet në vendin e ngjarjes. Sipas saj, prokuroria ende është në fazën e hetimit dhe për të mos e paragjykuar rastin, ajo thotë se nuk mund të japë ndonjë vlerësim për shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

Dëmet e tërësishme që mund të jenë shkaktuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ende nuk dihen.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika