O’Brien: Është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, Kurti e kupton këtë
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit nga Kosova dhe Serbia. O’Brien deklaroi se është momenti që Kosova të përcaktojë qartë rrugën e saj drejt së ardhmes, duke vënë në dukje se kryeministri Kurti e kupton këtë mundësi. “Dëshiroj që […]
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit nga Kosova dhe Serbia.
O’Brien deklaroi se është momenti që Kosova të përcaktojë qartë rrugën e saj drejt së ardhmes, duke vënë në dukje se kryeministri Kurti e kupton këtë mundësi.
“Dëshiroj që ato të zbatojnë plotësisht zbatimet e marra me marrëveshje. Jemi në një çast interesant, kur kryeministri Kurti, mendoj se e kupton se ka mundësi për të thënë, kjo është se si duam që Kosova të duket dhe që të formsojë mënyrën se si reagon bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë O’Brien në Kanal10.
Ai paralajmëroi se moszbatimi i marrëveshjeve do të rezultonte në humbjen e mundësive të rëndësishme për të dyja vendet.
“Ndërsa mendoj se edhe presidenti Vuçiq e sheh si një mundësi që të rritet ekonomia shumë më shumë se që është rritur dhe Serbia ka pasur rritje të mirë ekonomike kohëve të fundit, por që të ketë rritje edhe më të madhe, duhet që të ketë një akomodim politik përgjatë viteve të ardhshme përkitazi me Kosovën. Mënyra më e mirë është përmes marrëveshjes bazë dhe aneskit të Ohrit, kjo është mënyra për të ecur përpara”, ka shtuar ai.
“Mendoj se sanksioni kryesor është se të dyja vendet e kanë humbur një mundësi të hatashme për vendin e tyre”.















