O’Brien për sulmin në Banjskë: Krimet e kryera në shtator të 2023-s, duhet të dënohen
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien lidhur me sulmin terrorist të Banjskës ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerkës në vazhdimësi kanë deklaruar se krimet e kryera në Banjskë duhet të denohen. Ndërsa sa i përket Millorad Radojçiqit ai ka thënë se kanë marrë premtim nga shteti serb se ai “do të kaloj […]
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien lidhur me sulmin terrorist të Banjskës ka thënë se
Shtetet e Bashkuara të Amerkës në vazhdimësi kanë deklaruar se krimet e kryera në Banjskë duhet të denohen.
Ndërsa sa i përket Millorad Radojçiqit ai ka thënë se kanë marrë premtim nga shteti serb se ai “do të kaloj përmes ligjit në Serbi”.
“Pajtohem me ministren e Jashtme[Donika Gërvalla] se SHBA ka qenë përkrahëse e Kosovës dhe tërë rajonit në rrugën integrues, qoftë nën administratën republikane qoftë në atë demokrate të Shtetit dhe mund të them se kjo do të vazhdojë”, ka thënë O’Brien.
O’Brien tutje është shprehur se “SHBA e ka thënë vazhdimisht, ashtu sikurse BE-ja, që krimet e kryera në shtator të 2023-s, duhet të dënohet”.
“Ne presim dhe besoj se edhe kemi marr premtim që z.Radoiçiq do të kaloj përmes ligjit në Serbi. Po e shohim se ai nuk është aktiv në veri të Kosovës dhe kjo ka efekt pozitiv por ai ka aktakuzë dhe ne presim që procesi të përfundojë dhe kjo është në kuadër të zotimit për sundim të ligjit”, ka thënë ai.















