OBSH: Infertiliteti prek 1 në 6 persona – kërkohet qasje më e gjerë në parandalim dhe trajtim

Infertiliteti prek një në gjashtë persona në moshë riprodhuese në mbarë botën, ka bërë të ditur të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), teksa ka publikuar udhëzuesin e saj të parë global me rekomandime për përmirësimin e aksesit në parandalim, diagnozë dhe trajtim.

Sipas OBSH-së, pavarësisht përhapjes së këtij problemi, qasja në kujdesin për infertilitet mbetet “shumë e kufizuar”. Në shumicën e vendeve, testet dhe trajtimet mbulohen kryesisht nga vetë pacientët, duke krijuar barrë të rëndë financiare. Në disa shtete, një cikël i vetëm fertilizimi in vitro (IVF) mund të kushtojë madje “dyfishin e të ardhurave mesatare vjetore të një familjeje”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e cilësoi infertilitetin si “një nga sfidat më të neglizhuara të shëndetit publik” dhe si një çështje të madhe barazie globale. Ai paralajmëroi se miliona njerëz përballen të vetëm me mungesën e kujdesit shëndetësor, me trajtime të lira por të paprovuara, ose me zgjedhjen e vështirë mes dëshirës për të pasur fëmijë dhe stabilitetit financiar.

Udhëzuesi i ri përmban 40 rekomandime që mbulojnë diagnostikimin e shkaqeve të zakonshme të infertilitetit dhe rrjedhën e trajtimeve – nga këshillimi dhe orientimi për kohën e konceptimit deri te procedura më të avancuara, si inseminimi intrauterin dhe IVF.

OBSH thekson se infertiliteti shpesh shoqërohet me stigmatizim, stres emocional dhe kosto të mëdha financiare. Ajo u bën thirrje shteteve të investojnë më shumë në parandalim, duke përfshirë edukimin për pjellorinë, rolin e moshës dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Gjithashtu rekomandohen ndërhyrjet në stilin e jetesës — si dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik dhe ndërprerja e duhanit — për ata që po planifikojnë ose po përpiqen të mbeten shtatzënë. Udhëzuesi nënvizon edhe rëndësinë e mbështetjes psikosociale.

“Parandalimi dhe trajtimi i infertilitetit duhet të bazohen në barazinë gjinore dhe të drejtat riprodhuese”, tha Pascale Allotey, drejtuese në OBSH për shëndetin seksual, riprodhues, të nënës, fëmijës, adoleshentit dhe plakjes.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika