OBSH-ja e shpall shpërthimin e Ebolas në Kongo emergjencë globale shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Agjencia shtoi se shpërthimi, me rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 vdekje të raportuara, nuk i plotëson kriteret e një emergjence pandemie.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se aktualisht ka “pasiguri të konsiderueshme për numrin e vërtetë të personave të infektuar dhe përhapjen gjeografike” të shpërthimit, shkruan BBC,.

Lloji aktual i Ebolës shkaktohet nga virusi Bundibugyo, tha agjencia shëndetësore, për të cilin nuk ka ilaçe ose vaksina të miratuara.

OBSH-ja tha se tani ka tetë raste të konfirmuara në laborator të virusit, me raste të tjera të dyshuara dhe vdekje në tre zona shëndetësore, përfshirë Bunia-n, kryeqytetin e provincës Ituri, dhe qytetet e minierave të arit Mongwalu dhe Rwampara.

Agjencia globale e shëndetësisë shtoi se virusi është përhapur përtej Republikës Demokratike të Kongos, me dy raste të konfirmuara të raportuara në Ugandën fqinje.

Zyrtarët ugandanë thanë se një burrë 59-vjeçar që vdiq të enjten kishte rezultuar pozitiv.

Vendet që kufizohen me RD të Kongos konsiderohen si rrezik i lartë për përhapje të mëtejshme për shkak të lëvizshmërisë së popullsisë, tregtisë dhe udhëtimeve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika