OBSH-ja: Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

Një shpërthim i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, që deri tani ka shkaktuar të paktën 131 viktima, mund të përhapet shumë më shpejt sesa ishte parashikuar fillimisht, kanë paralajmëruar zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përfaqësuesja e OBSH-së, Anne Ancia, deklaroi për BBC se hetimet e vazhdueshme po tregojnë se rastet e infektimit janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit.

Sipas autoriteteve, deri të martën janë regjistruar mbi 513 raste të dyshuara me Ebola në Kongo, ndërsa një viktimë është raportuar edhe në Ugandën fqinje.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili javën e kaluar e shpalli situatën emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, tha se është “thellësisht i shqetësuar” për ritmin dhe përmasat e përhapjes së epidemisë.

Ekspertët druhen se virusi mund të ketë qarkulluar për disa javë para se rasti i parë të identifikohej më 24 prill.

Aktualisht nuk ekziston një vaksinë për llojin e Ebolës që po shkakton këtë valë infeksionesh, por OBSH-ja po shqyrton mundësinë që trajtime dhe ilaçe të tjera të ofrojnë mbrojtje ndaj virusit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika