OBSH: Më shumë se 6 mijë raste të lisë së majmunëve janë raportuar në mbarë botën

Më shumë se 6 mijë raste të lisë së majmunëve janë raportuar tani nga 58 vende në shpërthimin aktual të lisë së majmunëve, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë

Lija e majmunit
Lija e majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e Kombeve të Bashkuara do të rimbledhë një takim të komitetit që do të këshillojë për shpalljen e një emergjence shëndetësore globale, pas raportimeve të mbi 6 mijë rasteve të lisë së majmunve në dhjetra shtete.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ky është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, OKB
Tedros Adhanom Ghebreyesus, OBSH

“Unë vazhdoj të shqetësohem nga shkalla dhe përhapja e virusit në të gjithë botën, mungesa e testimit nënkuptonte që ka të ngjarë të kishte shumë raste të tjera që nuk raportoheshin”, vijoi ai.

Rreth 80% e rasteve janë në Evropë, tha ai.

Në takimin e tij, komiteti vendosi që shpërthimi, i cili ka parë rritje të rasteve si në vendet afrikane ku zakonisht përhapet, ashtu edhe globalisht, nuk ishte ende një emergjencë shëndetësore.

Lija e majmunëve, një infeksion viral zakonisht i lehtë që shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe lezione të lëkurës, është përhapur në mbarë botën që nga fillimi i majit.

Shkalla e vdekshmërisë në shpërthimet e mëparshme në Afrikë të llojit që po përhapet aktualisht ka qenë rreth 1%, por deri më tani ky shpërthim duket të jetë më pak vdekjeprurës në vendet jo-endemike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika