OBSh-ja shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

Një person i infektuar me linë e majmunëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur të mërkurën linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetësh.

Ajo e ka marrë këtë vendim pas përhapjes së virusit në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe në vendet fqinje, sikurse në Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë.

Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë.

Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun.

Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup.

Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit.

“Është e qartë që një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për t’i ndalur këto shpërthime, dhe për të ruajtur jetë”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit me linë e majmunëve, dhe 517 vdekje.

Deri më tani, 17 shtete kanë raportuar raste të infektimit me këtë virus.

Më 2022 ishte përhapur një variant tjetër i këtij virusi.

Atëherë, ai ishte përhapur kryesisht përmes kontaktit seksual mes burrave që kanë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika