OBSH: Zyrtarët në Kinë duhet t’i ndajnë të dhënat për Covidin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacione në kohë reale për COVID-in, pasi numri i infeksioneve po rritet

Foto: BBC

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacion në kohë reale për COVID-in në vend pasi infeksionet po rriten.

Shumë nga kufizimet e rrepta të vendit janë hequr gjatë javëve të fundit.

Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë se duan të shohin më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjet, duke kërkuar gjithashtu shifrat për vaksinat.

Shtetet e Bashkuara, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia dhe Tajvani kanë vendosur të gjitha teste Covid për udhëtarët nga Kina, pasi kanë frikë nga një përhapje e rinovuar e virusit.  Ndërkaq, pasagjerët që mbërrijnë në Angli nga Kina do të duhet të japin një test negativ përpara se të hipin në një fluturim.

Në një deklaratë të lëshuar pas bisedimeve me zyrtarët kinezë, agjencia shëndetësore e OKB-së ka potencuar se “OBSH përsëri kërkoi ndarjen e rregullt të të dhënave specifike dhe në kohë reale mbi situatën epidemiologjike… dhe të dhëna për vaksinat e bëra dhe statusin e vaksinimit, veçanërisht në njerëzit e cenueshëm dhe ata mbi 60”.

Agjencia ka shtuar se ishte e gatshme të ofronte mbështetje në këto fusha, si dhe të ndihmonte në adresimin e çështjes së hezitimit të vaksinave.

Agjencia shëndetësore e OKB-së ka theksuar “rëndësinë e monitorimit dhe publikimit në kohë të të dhënave, për të ndihmuar Kinën dhe komunitetin global për të formuluar vlerësime të sakta të rrezikut dhe për të informuar përgjigjet efektive”.

Grupi këshillues teknik i OBSH-së për evolucionin e COVID-19, do të mbajë një takim të martën, gjersa agjencia ka thënë se ka ftuar shkencëtarët kinezë që të paraqesin të dhëna të detajuara mbi sekuencën virale.

Rastet që më herët kanë qenë në rritje, me qeverinë kineze që raportoheshin rreth pesë mijë në ditë, analistët thonë se shifra të tilla janë shumë të nënllogaritura dhe ngarkesa ditore e rasteve mund të jetë më afër një milion.

Zyrtarisht ka pasur vetëm 13 vdekje nga Covid gjatë gjithë dhjetorit, por firma e të dhënave shëndetësore me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Airfinity ka thënë të enjten, se rreth nëntë mijë njerëz në Kinë ndoshta po vdesin çdo ditë nga sëmundja, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika