Ofensiva ruse në Donbas “ka filluar tashmë”

Ilustrim

Ofensiva e fundit e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka filluar, ka thënë të hënën e 11 prillit një zyrtarë i lartë ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia po vazhdon të grumbullojë forca ushtarake në atë territor.

Vadym Denysenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, në televizionin kombëtarë ukrainas ka deklaruar se “Nga këndvështrimi im, kjo ofensivë e madhe (në Ukrainën lindore) tashmë ka filluar”, përcjell CNN.

Donbas

“Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë “Lufta ka filluar”.

“Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”, ka deklaruar ai.

Nga vëzhgimet e fundit që janë bërë, zyrtarët ukrainas dhe ata perëndimorë kanë thënë se kanë përcjellë lëvizjen e trupave ruse në Donbas pas pengesave të mëdha për Moskën në një përpjekje për të marrë kryeqytetin, Kiev.

“Rusët po grumbullojnë forcat e tyre,” tha Denysenko duke shtuar se “Ata vazhdojnë të ridislokojnë trupat dhe pajisjet e tyre në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

“Po, nuk ka ende beteja të mëdha që po diskutohen kaq shumë në ditët e fundit. Por në përgjithësi mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar”.

Zyrtari ukrainas vuri në dukje se gjatë natës ka pasur shpërthime në rajonin e Dnipropetrovsk, por granatime ka pasur gjithashtu edhe në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Serhii Haidai, ka thënë se autoritetet ukrainase po organizojnë një “evakuim të zgjeruar” në Donbas, duke shtuar qarkullimin e më shumë trenave të evakuimit nga Luhansku dhe Donetsku.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika