Oficeri i FSK-së, Xhemi Mziu diplomon në ShBA

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhemi Mziu ka diplomuar me sukses në Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës, në Fort Moore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Edukimi për Kapiten të Karrierës përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhshëm të kompanive të përgatitur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen kudo në botë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe edukimit në shkollat dhe akademitë më prestigjioze në botë, e gjithë kjo falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve të saj strategjikë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika