Ohër: Nisin takimet dypalëshe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po zhvillon një takim me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Pas tij, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do t’i takojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas agjendës paraprake, në fund do të pasojë takimi i përbashkët, transmeton REL.

Në një deklarim për media, Kurti kishte deklaruar se akoma nuk ka një tekst përfundimtar të marrëveshjes.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit, sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, nuk mund të ketë marrëveshje.”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika