OJQ-ja që i propozoi 259 vëzhgues për zgjedhje u themelua para 10 ditëve

Anëtarë të partive politike në KQZ kanë ngritur dyshime për disa organizata jo qeveritare që kanë kërkuar të akreditojnë vëzhgues në zgjedhjet lokale. Kështu, njëra prej tyre që kërkoi një numër rekord prej 259 vëzhguesish, u regjistrua vetëm rreth 10 ditë para se të aplikonte për të mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve. “Shoqata Fuqia e Zërit” dhe 6 OJQ të tjera nuk u akredituan e themelues të saj nuk i gjeti as TV Dukagjini në zyrën e tyre

Dyshime për mundësi manipulimesh me vëzhgues për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, janë ngritur nga anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kështu, përpos përfaqësitë diplomatike, Avokati i Popullit, mediat e organizatat prestigjioze ndërkombëtare, vëzhgues do të dërgojnë edhe organizatat jo-qeveritare vendore.

Por, një kërkesë e pazakontë nga një organizatë e re vendore, e panjohur deri tash, ka ngritur shqetësime tek anëtarët e KQZ-së.

“Shoqata Fuqia e Zërit” ka kërkuar që t’i akreditohen 259 vëzhgues, numër rekord, meqenëse shumica e organizatave mesatarisht kanë rreth 30 vëzhgues të akredituar.

Përkundër se Sekretariati i KQZ-së tha se organizatat i kanë plotësuar kriteret e kërkuara, Fuqia e Zërit është njëra ndër 7 organizatat jo-qeveritare të cilat nuk u akredituan sepse u kërkua informacion shtesë për to.

Kjo organizatë jo-qeveritare është hap vetëm para disa ditëve. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme kjo OJQ është regjistruar më 23 shtator 2025, saktësisht para 10 ditëve.

Drejtoreshë Ekzekutive në këtë organizatë figuron Londrinë Emini, sipas regjistrit të MPB-së.

Emini është bashkëthemeluese edhe me dy zonja të tjera, Arbërie Pllanën dhe Arbërore Azemin.

Kjo OJQ fushëveprimtarinë thuhet se e ka në barazi gjinore, avokim dhe lobim, pjesëmarrje qytetare, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të ambientit.

Gjatë gjithë ditës TV Dukagjini ka tentuar të komunikojë me këtë OJQ, përmes numrit me të cilin janë regjistruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por pa sukses.

Pos Shoqatës Fuqia e Zërit, KQZ-ja dje nuk akreditoi edhe disa OJQ tjera për të cilat u kërkuan më shumë informacione nga Sekretariati i këtij institucioni.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika