OJQ-të kritikojnë institucionet për diskriminimin e personave me nevoja të veçanta

OJQ-të kanë kritikuar institucionet për diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, po pret interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për të inkorporuar Konventën për të Drejtat e Personave me nevoja të veçanta në Kushtetutë. Pas miratimit në parlament, do të formohet një trup shtetëror për zbatimin e kësaj konvente

Kuvendi i Kosovës po pret interpretimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket Konventës për të Drejtat e Personave me nevoja të veçanta, në mënyrë që e njëjta të jetë pjesë e Kushtetutës.

Nga ekzekutivi kanë thënë se pas miratimit në parlament, do të formohet një trup shtetëror për zbatimin e kësaj konvente. Në diskutimin që u mbajt të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, organizatat joqeveritare kanë kritikuar institucionet për diskriminimin e grupeve të personave me aftësi të kufizuara.

Kryetarja e komisionit, Duda Balje, tha se po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për këtë konventë dhe më pas të votohet në Kuvend.

“Vjen te ne prapë në kuvend (pas vendimit të kushtetutës), me 2/3 të votave duhet me votua dhe pastaj presidenti me nënshkrua dhe me qenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kemi provuar të bëjmë një grup me personat të cilat janë të interesuar direkt dhe normalisht kemi përfaqësuesit e qeverisë, Handikos-in dhe kemi një mysafir të veçantë, i cili është rektori Qerim Qerimi, i cili do të japë shpjegim për hapat që duhet të bëjmë pas aprovimit të konventës”, ka thënë Balje.

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, bashkë me përfaqësues të këtyre kategorive, kanë diskutuar temën “Caktimi i prioriteteve të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutë”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se Kosova ka zgjedhur një model të mirë që përfshin në kushtetutën e saj instrumente ndërkombëtar për drejtat e njeriut.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, theksoi se duhet të ketë gjithëpërfshirje të institucioneve në këtë proces. Ai shtoi se do të krijojnë një trup shtetëror për koordinim të kësaj konvente.

Sebahete Hajdini Beqiri, e cila udhëheq “Doën Syndrome Kosova”, ka shprehur pakënaqësitë sa i takon përfshirjes së të gjitha kategorive me aftësi të kufizuara.

Edhe Rukije Gashi, e cila është interpretuese e gjuhës së shenjave, ka pasur kritika për institucionet në trajtimin e personave të shurdhër.

Në vitin 2008 ka hyrë në fuqi Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe protokolli i saj, me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sigurimit që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të drejta të plota./Kosovapress

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika