OKB bën thirrje për 4.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ka bërë thirrje për 4.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën në vitin 2024

Një zonjë e moshuar ndihmohet të kalojë lumin Irpin në një shteg të improvizuar nën një urë, e cila u shkatërrua nga trupat ukrainase të krijuara për të ngadalësuar çdo përparim ushtarak rus, ndërsa ikte nga zona më 5 mars, AP.

Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar donatorëve që gjatë këtij viti të japin 4.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për ukrainasit në shtetin e shkatërruar nga lufta dhe për ata që janë larguar nga shteti, përderisa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë.

Mbi 14.6 milionë ukrainas brenda vendit, apo 40 për qind e popullsisë së përgjithshme, kanë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, tha zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA).

Lufta po ashtu ka detyruar rreth 6.3 milionë ukrainas që të gjejnë strehim jashtë vendit, ndërkaq në fund të vitit 2023, 5.9 milionë refugjatë ishin strehuar në Evropë, tha OCHA përmes një njoftimi.

“Qindra mijëra fëmijë jetojnë në komunitetet në frontet e luftës, të tmerruar, traumatizuar dhe pa nevojat elementare. Vetëm ky fakt na bën ne që të bëjmë gjithçka që të dërgojmë më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën”, tha shefi i OCHA-s, Martin Griffiths.

Që nga nisja e këtij viti, Ukraina po përballet me një fushatë intensive të sulmeve ajrore ruse, duke vështirësuar edhe më shumë jetën e civilëve.

“Në rajonet e Donjeckut dhe Harkivit, strehimoret në shtëpitë e dëmtuara nuk janë furnizim me ujë, gaz e as rrymë. Bombardimet e vazhdueshme po i detyrojnë banorët që t’i kalojnë ditët e tyre në bodrume”, tha ai.

Agjencia për ndihmë e OKB-së tha se 3.1 miliardë dollarë, apo 75 për qind e shumës së përgjithshme, do të dërgohej për të ndihmuar 8.5 milionë persona brenda Ukrainës, ndërkaq 1.1 miliardë për t’i ndihmuar refugjatët në shtetet ku janë strehuar./ REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika