OKB bllokoi pjesëmarrjen e grave të mbijetuara të luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

Edhe pse kishin qenë të regjistruara, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muqolli e Shyhrete Tahiri u bllokuan nga Kombet e Bashkuara që të ishin prezente në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, por e para e vendit, Vjosa Osmani refuzoi që të hynte pa to

Takimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisi me pak vonesë në New York.

Kryesuesja e takimit, e cila vjen nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës.

Burimet e presidencës kanë bërë të ditur për TV Dukagjinin se, Kombet e Bashkuara kishin bllokuar Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin  duke mos i lejuar të hyjnë në fillim edhe pse kane qenë të regjistruara.

Por Presidentja, Vjosa Osmani kishte refuzuar që të hyjë në sallë pa praninë e tyre.

Kujtojmë se gjatë ditës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se në ShBA gjendet bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kjo për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Osmani krah grave heroina, tha se në këtë mbledhje do të sigurohen që të dëgjohet zëri i qytetarëve të Kosovës, të dëshmojnë se si Kosova vërtetë është storje suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificave të jashtëzakonshme

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika