OKB: Bota po i braktis gratë

Raporti i fundit i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë (UN Women) ka zbuluar një peizazh të zbehtë në avancimin e barazisë gjinore në botë, duke nxitur shqetësim për dështimin e qëllimeve të vendosura për të arritur një botë më të drejtë për gratë dhe vajzat deri në vitin 2030

Gratë marrin pjesë në një marshim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Santiago, Kili, 8 Mars 2019 (foto AP nga Esteban Felix).

Në një raport të publikuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Gratë (UN Women) të enjten, theksohet se bota është duke dështuar në përmbushjen e synimeve të përcaktuara për barazinë gjinore, e përfshirë qasjen në edukim, përfaqësimin në politikë, dhe ndalimin e diskriminimit dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Raporti analizon përparimin pas miratimit të një dokumenti nga vendet anëtare në vitin 2015, i cili synonte krijimin e një bote më të barabartë për të gjitha gratë deri në vitin 2030.

Në përgjithësi, sipas raportit,  rezultatet janë të dobëta dhe përmbushja e synimeve duket e largët.

Zëvendësshefja ekzekutive e UN Women, Sarah Hendriks, ka theksuar se “bota duket se është duke dështuar në avancim dhe arritje të barazisë gjinore.”

Synimi i këtij dokumenti bazohet në eliminimin e diskriminimit gjinor, dhunës ndaj grave, martesave të detyruara dhe sigurimin e qasjes së grave në shëndet riprodhues, si dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën politike dhe ekonomike.

Megjithatë, raporti tregon se mbi gjysma e këtyre synimeve nuk janë realizuar deri tani.

Çdo vit, 245 milionë gra mbi moshën 15-vjeçare janë viktima të dhunës fizike nga partnerët e tyre, ndërsa një në pesë gra martohen para moshës 18-vjeçare.

Gratë gjithashtu i shpenzojnë 2.8 orë më shumë në ditë për punët e shtëpisë krahasuar me burrat, dhe përbëjnë vetëm 26.7% të të gjithë deputetëve në botë.

Ndryshimi i këtij trendi do të kërkojë investime të konsiderueshme, në vlerë prej 360 miliardë dollarëve në vit, në 50 vende në zhvillim, të cilat përfaqësojnë rreth 70% të popullsisë së botës, sipas vlerësimit të OKB-së.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika