OKB dënon planin e Izraelit për të marrë kontrollin e ndihmave në Gaza
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ka dënuar planin e Izraelit që synon të marrë kontrollin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza. Sipas raportimit të The Guardian, Izraeli planifikon të angazhojë kompani private amerikane të sigurisë për të shpërndarë ndihmat, si kusht për heqjen e bllokadës dy mujore mbi Gazën. “Nuk […]
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ka dënuar planin e Izraelit që synon të marrë kontrollin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza.
Sipas raportimit të The Guardian, Izraeli planifikon të angazhojë kompani private amerikane të sigurisë për të shpërndarë ndihmat, si kusht për heqjen e bllokadës dy mujore mbi Gazën.
“Nuk e pranojmë një plan që nuk respekton parimet themelore humanitare të paanshmërisë, neutralitetit dhe shpërndarjes së pavarur të ndihmës”, ka theksuar zëdhënësi i OCHA-s, Jens Laerke.
Ai ka shtuar se plani izraelit, në fakt, do të kufizojë më shumë furnizimet, kur nevoja është që ato të shtohen.
Ndërkohë, zyrtarët humanitarë paralajmërojnë se Gaza është në prag të katastrofës, pasi po mbarojnë ushqimet, karburantet, vaksinat dhe furnizimet mjekësore për shkak të bllokadës së vendosur më 2 mars nga Izraeli.















