OKB do të marrë në pyetje Rusinë për fatin e fëmijëve ukrainas

Kombet e Bashkuara do të kërkojnë të hënën nga Moska që të sqarojë se çfarë ka ndodhur me mijëra fëmijë ukrainas që besohet se janë dërguar me forcë në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Fëmijët shikojnë nga dritarja e një treni të pa ngrohur me drejtim Lviv, në Kiev, Ukrainë, 3 mars 2022. (© Vadim Ghirda/AP)

Kombet e Bashkuara do të kërkojnë të hënën nga Moska që të sqarojë se çfarë ka ndodhur me mijëra fëmijët ukrainas që besohet se janë dërguar me forcë në Rusi, prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Fëmijëve – 18 ekspertë të pavarur – pritet t’i vlerësojnë dëshmitë e Rusisë për dy ditë.

Lista e tyre e gjatë e shqetësimeve i është dërguar Moskës në gjysmën e parë të vitit 2023.

Ata dëshirojnë të dinë sa fëmijë janë “evakuuar” në Rusi, apo brenda territorit ukrainas të pushtuar prej Rusisë.

Ekspertët kanë thënë se dëshirojnë të dinë se çfarë ka bërë Moska për të mbrojtur “të drejtën e këtyre fëmijëve për të ruajtur identitetin, përfshirë kombësinë, emrin dhe marrëdhëniet familjare”.

Kievi vlerëson se 20.000 fëmijë ukrainas janë dërguar me forcë në Rusi.

Moska ka thënë se dëshiron t’i mbrojë këta fëmijë prej luftimeve.

Deri më tani, vetëm rreth 400 fëmijë janë riatdhesuar, raporton REL.

Rusia pati thënë në disa përgjigje me shkrim në tetor se vendet për fëmijët e evakuuar janë të caktuara dhe lëvizjet bëhen me miratimin e tyre.

Autoritetet ruse nuk kanë treguar numrin total të fëmijëve të marrë prej Ukrainës, mirëpo ka përmendur se aty përfshihen fëmijët jetimë dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika