OKB-ja paralajmëron për rrezikun nga një “katastrofë rajonale” shkaku i luftës në Sudan

Zyrtari më i lartë brenda OKB-së, Martin Griffiths, ka shprehur shqetësimin për dhunën e shtuar në Sudan dhe tha se vazhdimi i këtij konflikti mund ta çojë të gjithë rajonin në “katastrofë humanitare”

Pasojat nga luftimet mes ushtrisë dhe forcave paraushtarake në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, foto BBC.

Zyrtari më i lartë humanitar brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martin Griffiths, shprehu shqetësimin për dhunën e shtuar në Sudan dhe tha se vazhdimi i këtij konflikti mund ta çojë të gjithë rajonin në “katastrofë humanitare”.

“Ky konflikt – si dhe uria, sëmundjet dhe shpërngulja të shkaktuara nga ai – tani kërcënojnë ta shkatërrojnë të gjithë vendin”, tha Martin Griffiths në një deklaratë dërguar gazetarëve më 25 gusht, shkruan REL.

“Qindra mijëra fëmijë janë tejet të kequshqyer dhe në rrezik të menjëhershëm nga vdekja nga uria nëse nuk trajtohen”, shtoi ai.

Sipas një raporti të publikuar më 22 gusht nga organizata Save the Children, rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan –përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum – që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend.

Kjo organizatë tha gjithashtu se të paktën 31.000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtime për kequshqyerje dhe sëmundje të lidhura me të, pasi organizata bamirëse u detyrua t’i mbyllte 57 nga qendrat e saj të ushqyerjes në Sudan.

Lufta në Sudan shpërtheu më 15 prill pasi disa muajsh me tensione në mes të ushtrisë dhe forces rivale paraushtarake. Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbeteja. Shumë banorë jetojnë pa ujë dhe energji elektrike dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit pothuajse është shembur.

Dhuna në Sudan vlerësohet të ketë vrarë të paktën 4.000 njerëz, sipas Liz Throssell, një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistët dhe mjekët në terren, megjithatë, thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Më shumë se 4.4 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në zona më të sigurta në Sudan ose të shpërngulen në vendet fqinje, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së.

Përleshjet janë ndezur këtë javë rreth një kampi ushtarak në jug të Kartumit, ndërsa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake janë përpjekur të marrin në dorë këtë objekt me rëndësi strategjike, raportuan palët ndërluftuese.

Beteja të ashpra u raportuan javën e kaluar në Nyala, kryeqytetin provincial të Darfurit Jugor. Rajoni i Darfurit kishte disa nga periudhat më të këqija të dhunës, pasi luftimet u kthyen në përleshje etnike.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika