OKB-ja pezullon stafin afgan pasi talibanët ndalojnë gratë të punojnë me organizatën

OKB-ja ka nisur një rishikim të operacioneve të saj në Afganistan dhe i ka kërkuar të gjithë stafit afgan që të mos vijnë në punë, të paktën deri në maj, pasi talibanët i ndaluan gratë të punojnë për organizatën

Flamuri i Kombeve të Bashkuara

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka udhëzuar të gjithë personelin e saj në Afganistan që të qëndrojnë larg zyrave të saj, pasi talibanët ndaluan gratë afgane të punojnë me organizatën.

“Personeli kombëtar i OKB-së – gra dhe burra – janë udhëzuar të mos raportojnë në zyrat e OKB-së, me përjashtime të kufizuara dhe të kalibruara të bëra për detyra kritike”, ka thënë organizata në një deklaratë.

Kjo vjen pasi burrat afganë që punonin për OKB-në në Kabul qëndruan në shtëpi javën e kaluar në solidaritet me koleget e tyre gra.

OKB-ja ka thënë se masa e talibanëve ishte një zgjatje e një ndalimi të mëparshëm, të zbatuar dhjetorin e kaluar, që i ndalonte gratë afgane të punonin për organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Organizata ka thënë se ndalimi është “i fundit në një seri masash diskriminuese të zbatuara nga autoritetet de facto talibane me qëllim të kufizimit të ashpër të pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në shumicën e fushave të jetës publike dhe të përditshme në Afganistan”.

Ajo do të vazhdojë të “vlerësojë qëllimin, parametrat dhe pasojat e ndalimit dhe të ndalojë aktivitetet aty ku pengohen”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “çështja do të jetë nën shqyrtim të vazhdueshëm”.

Disa punonjëse femra të OKB-së në vend kishin përjetuar tashmë kufizime në lëvizjet e tyre qëkur talibanët morën pushtetin në vitin 2021, duke përfshirë ngacmimin dhe ndalimin.

OKB-ja e ka konsideruar urdhrin e talibanëve si “të papranueshëm”.

Punëtoret gra luajnë rol të rëndësishëm në operacionet në terren, sidomos në identifikimin e grave të tjera në nevojë.

OKB-ja ka thënë se ka qenë duke punuar për të siguruar ndihmë humanitare për 23 milionë njerëz në Afganistan, të cilët përballen me kushte të rënda dhe krizë humanitare.

Në dhjetor, talibanët urdhëruan të gjitha OJQ-të e huaja dhe vendase t’i ndalonin punonjëset e tyre nga puna. Por, OKB- ja ishte përjashtuar nga ky rregull.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika