OKB konfirmon zhvillimin e operacionit të evakuimit të civilëve nga Mariupoli

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se po kryejnë një “operacion të sigurt evakuimi”, të civilëve

Fabrika Azovstal në Mariupol ku gjenden civilë dhe ushtarë ukrainas.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se po kryejnë një “operacion të sigurt evakuimi”, të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol të Ukrainës.

Kështu ka deklaruar për Reuters, zëdhënësi i zyrës së OKB-së për Koordinim dhe Çështje Humanitare, Saviano Abreu.

Të dielën e një majit, Abreu ka thënë se ky operacion ka nisur më 29 prill dhe i njëjti po realizohet në koordinim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Rusinë, Ukrainën.

Sipas tij, ekipet kanë arritur në fabrikën Azovstal mëngjesin e të shtunës, por nuk ka dhënë më shumë detaje, duke u arsyetuar se këto mund të rrezikojnë sigurinë e të evakuuarve, shkruan REL.

Rusi: 46 civilë u larguan nga fabrika Azovstal në Mariupol

Po ashtu, edhe Kryqi i Kuq nuk ka pranuar të japë detaje, derisa vetëm ka konfirmuar se operacioni është duke u zhvilluar.

“Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmon se po zhvillohet operacioni i evakuimit, në koordinim me OKB-në dhe palët e tjera të përfshira në konflikt”, ka thënë një zëdhënës i kësaj organizate.

Ndërkaq, sipas Kombeve të Bashkuara, rreth një mijë civilë gjenden në fabrikën e çelikut Azovstal, që është pjesa e vetme e Mariupolit që nuk është nën pushtimin rus.

Kjo organizatë beson se afër 100 mijë civilë gjenden brenda qytetit të Mariupolit.

Ndryshe, luftëtarët ukrainas që gjenden në fabrikën e Azovstalit kanë publikuar video më 30 prill, përmes së cilës kanë bërë thirrje për ndihmë, ngase po iu mbarojnë furnizimet me ushqim, ujë e furnizime të tjera.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika