OKB: Mbi 800 mijë njerëz mund të ikin nga Sudani

Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill, midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak, i njohur si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se mbi 800.000 njerëz mund të largohen nga Sudani, derisa fraksionet ushtarake rivale luftojnë për pushtet.

Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill, midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak, i njohur si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, shkruan REL.

Të dyja palët kanë rënë dakord të dielën për ta zgjatur armëpushimin për 72 orë, edhe pse raportohet për shkelje të vazhdueshme.

Zëvendësshefi i OKB-së për Çështje të Refugjatëve, Raouf Mazou, tha se agjencia e tij pret një eksod prej 815.000 njerëzish, përfshirë 580.000 sudanezë, si dhe refugjatë të huaj që tani jetojnë në atë vend.

Sipas tij, rreth 73.000 njerëz tashmë kanë lënë Sudanin.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit ka thënë se së paku 528 njerëz janë vrarë nga luftimet dhe 4.599 janë plagosur.

Kombet e Bashkuara kanë raportuar për një numër të ngjashëm viktimash, por kanë thënë se besojnë se numri real i tyre është shumë më i lartë.

Kush lufton?

Në njërën anë të konfliktit është gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, president i Qeverisë ushtarake të Sudanit dhe udhëheqës i ushtrisë, ndërsa kundërshtar i tij është gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Sudanit, i cili mbikëqyr Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Të dy ata akuzojnë njëri-tjetrin për të shtënat e para në përleshje.

Tensionet mes tyre kanë të bëjnë me transferimin e pushtetit te një autoritet civil dhe me integrimin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtri.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika