OKB: Nuk ka bazë ligjore për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se nuk ekziston bazë ligjore për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit apo çdo ngushtice tjetër të përdorur për transport ndërkombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i IMO-së, Arsenio Dominguez, tha në një intervistë për BBC Radio 4 se asnjë shtet nuk ka të drejtë ligjore ndërkombëtare të ndërmarrë veprime për të bllokuar kalimin në rrugë detare ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi se një veprim i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm, duke theksuar se, pavarësisht konfliktit në rajon, e drejta ndërkombëtare nuk e lejon bllokimin e ngushticave strategjike.

Dominguez shtoi se përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës po rrit shqetësimet për rreth 20 mijë detarë që ndodhen ende në Gjirin Persik, si dhe për ndikimin ekonomik global.

Sipas tij, sa më gjatë të zgjasë kriza, aq më të mëdha do të jenë pasojat për ekonominë botërore.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika