OKB: Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi mund të shkojë në 20 mijë

Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi mund të shkojë në 20 mijë

Pasojat e tërmetit në Turqi

Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë sipas Kombeve të Bashkuara mund të shkojë rreth 20 mijë.

Kështu ka thënë për AFP-në, Catherine Smallwood, zyrtare e lartë e urgjencës e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

“Ekziston një potencial i vazhdueshëm i kolapsit të mëtejshëm për të ndodhur, kështu që ne shpesh shohim rritje në rendin e tetëfishuar në numrat fillestarë”.

Një tërmet i ngjashëm i cili ka ndodhur në vitin 1999 në këtë shtet, saktësisht në rajonin e populluar lindor të detit Marmara, afër Stambollit, ka lënë të vdekur më shumë se 17 mijë njerëz.

Të paktën 4,890 vdekje janë konfirmuar deri tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën, raporton CNN.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,381 rreth orës 9:45 të mëngjesit me orën lokale të martën, tha Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, në një konferencë televizive.

Të paktën 20,426 lëndime janë raportuar gjithashtu, sipas Tatar.

May be an image of 2 people and outdoors

Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha ai. Gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në skenat e prekura, shtoi ai.

Ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 avionë për të transportuar të plagosurit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit, tha ai.

Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,509 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, thanë zyrtarët.

Të paktën 3,548 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri, sipas zyrtarëve.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika