OKB thotë se qindra pacientë janë bllokuar në spitalet e Gazës dhe nuk mund të zhvendosen

Në veri të Gazës, qindra pacientë janë të bllokuar në spitale, të cilët nuk mund të largohen drejt jugut. Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në këtë zonë ka bërë thirrje për ndihmë, duke treguar se mjekët dhe organizatat bamirëse kanë vështirësi në të evakuuarit e pacientëve, veçanërisht nga spitali i Al-Quds në Gazën veriore

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze shpërndau këtë foto për të cilën thotë se është nga spitali Al-Quds në veri, ku njerëzit janë strehuar.

Qindra pacientë janë të bllokuar në spitalet në veri të Gazës dhe nuk janë fizikisht në gjendje të lëvizin në jug, ka thënë kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në territor.

Tom White nga UNRWA i bëri jehonë asaj që mjekët dhe organizatat e tjera bamirëse kanë thënë se është e pamundur të zhvendosen pacientët nga spitalet si Al-Quds në Gazën veriore.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se Izraeli u tha atyre që të evakuonin spitalin të dielën, ndërsa sulmet vazhdojnë aty pranë.

“Shumë njerëz në veri po kërkojnë strehim në shkollat ​​e UNRWA, ata po kërkojnë strehim në spitale”, ka thënë White.

Gjithashtu, ai tha se shumë njerëz në veri, jo vetëm pacientë “nuk mund të lëvizin sepse fizikisht nuk kanë transport, nuk kanë mjete”, shkruan BBC.

Njerëzit janë “shumë të uritur, shumë të etur dhe shumë të frikësuar”, dhe shumë po jetojnë me copa buke dhe “kur të mundemi, ne do t’u ofrojmë ushqim të konservuar”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika