Oleksandr Usyk fiton kundër Joshua, dhe mbron titullin e kampionit botërorë në boks

Olsyksander Usyk është shpallur kampion bote në kategorinë e rëndë në boks, pasi ukrainasi e ka mposhtur kundërshtarin e tij Antthony Joshuan pas 12 raundeve me vendim të pikëve të gjyqtarëve

Oleksandr Usyk e ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan, duke i mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Super-meçi i boksit profesionit ndërmjet kampionit aktual botërorë, Usyk dhe britanikut, Joshua ka përfunduar pas 12-të raundeve.

Usyk në raundin e fundit kishte Joshua-n në shpinë, por britaniku me guxim doli përpara dhe ndaloi për një moment kundërshtarin e tij.

Joshua nuk kishte mjaftueshëm në forcë për të mbajtur sulmin, dhe Usyk ishte ulur vazhdimisht në minutën e mbylljes.

Usyk e kishte nisur shumë më mirë raundin e tetë por, në mes Joshua pati një këndellje.

Ai ishte raundi më i mirë i Joshuas për një kohë, dhe ishte padyshim agresioni më i madh që kemi parë nga ai, por ai gjithashtu mori shumë goditje.

Ndërsa, përballja e dytë në mes tyre është zhvilluar në Arabinë Saudite.

Usyk u tregua i vendosur për ta mbrojtur titullin e kampionit botëror, respektivisht tre breza të artë, kurse Joshua synoi t’i rikthejë këta tituj, të cilët ia mori pikërisht ukrainasi, i cili doli triumfues në shtator të vitit të kaluar.

Ndërkaq, Joshua ishte më i mirë në raundet e para të meçit, kurse Usyk në ata të fundit.

Për Usykun është fitorja e 20-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa Joshua ka pësuar humbjen e tretë në karrierën si profesionist, karshi 24 fitoreve.

Joshua për revanshin me Usykun kishte ndërruar stafin e trajnerëve, por nuk arriti të përballonte ukrainasin.

Oleksandr Usyk doli të jetë më i lehtë në peshë para ndeshjes me Anthony Joshua

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika