“Olive Medical” bëhet laboratori i parë në Kosovë i akredituar me standardet ISO 15189

“Olive Medical & Laboratory” është laboratori i parë në Kosovë i akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës sipas standardeve ISO 15189

Ilustrim

Ceremonia e akreditimit është bërë sot në hapësirat e këtij laboratori, serisa u tha se akreditimi sipas standardeve ISO 15189 mbështetet në ofrim të shërbimeve cilësore dhe kualitative.

Përfaqësuesja e Olive Medical, Antigona Qenaj-Sejdiu u shpreh se laboratori “Olive Medical” është institucioni më krediil sa i përket cilësisë së shërbimeve mjekësore

Duke treguar se ky institucion shëndetësor privat numëron rreth 300 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, u shpreh se qëllimi i tyre ka qenë të ofrojnë shërbime të standardeve evropiane, dhe sot me akreditimin e këtij laboratori sipas standardeve ISO 15189, kjo po arrihet.

“Sot Olive numëron rreth 300 profesionistë shëndetësorë dhe staf administrativ dhe është një nga institucionet më kredibile sa i përket cilësisë dhe shërbimeve mjekësore. Që kur kemi filluar punën, motoja jonë ka qenë të ofrojmë shërbimet më të mira dhe cilësore për qytetarët, duke rritur vazhdimisht shërbimet e tyre shëndetësore në vend. Në këtë drejtim ‘Olive’ ka filluar procesin e akreditimit që nga viti 2017-të, kur edhe është themeluar si institucion, dhe me të filluar procesi i akreditimit për laborator me ministritë përkatëse dhe ndihmën e miqve nga BE qëllimi ynë ka qenë që ‘Olive’ të ofrojë standarde të nivelit evropian… ‘Olive’ bëhet laboratori i parë i akredituar në Kosovë. Kjo përveç që është një nder dhe kënaqësi që ne si ‘Olive’ e ndjejmë  është edhe një konstatim se kemi profesionistë të jashtëzakonshëm dhe kur kemi bashkëpunim dhe koodinim ndërinstitucional shërbimet tona shëndetësore mund të arrijnë nivelet e vendeve të zhvilluara. Sot edhe në aspektin formal po vërtetohet me akreditimin e ‘Olive’ dhe slogani ‘Beso në më të mirët’ po merr edhe më shumë kuptim”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e laboratorit, Nerxhivane Gërguri u shpreh se kanë arritur të ofrojnë shërbime cilësore dhe korrekte për pacientët duke iu përmbajtur kritereve të përcaktuara.

“Kemi arritur që të gjithë së bashku të përmbushim vizionin kryesor të ‘Olive’ që ka synim shërbimin sa më cilësor dhe korrekt të pacientëve dhe njëkohësisht duke iu përmbajtur kritereve të përcaktuara me ISO 15189 të cilin sot po e kurorëzojmë. Ne nuk do të ndalemi me kaq, vazhdojmë së bashku duke besuar në më të mirët”, tha Gerguri

Daniela Clejanu, eksperte kryesore për Akreditim dhe Standardizim e kosideroi si arritje të madhe akreditimin e laboratorit “Olive Medical”. Ajo tha se ky laborator po vazhdon objektivat dhe po bënë këtë punë më së miri.

“Kjo është një arritje shumë e madhe për të gjithë e falenderoj laboratorindhe gjithë anëtarët që kanë marrë pjesë për t’u akredituar. Jam shumë e lumtur të shoh që punën që kemi filluar pas akreditimit. Puna po vazhdon, objektivat e këtij projekti po vazhdojnë dhe po arrihen. Ju falënderoj në emrin tim personal dhe kolegëve që punoj. Kjo është diçka e re për laboratorin e juaj, por unë qysh nga fillimi kam qenë e bindur se këtë punë ju e bëni më së miri, por tash e keni konfirmimin”, theksoi ajo.

Ardiana Shala nga Drejtoria për Akreditim e Kosovës, theksoi se “Olive Medical” po bëhet laboratori i parë mjekësor i akredituar në vend. Ajo tha se akreditimi sipas  standardit ISO 15189 mbështet besimin dhe cilësinë e laboratorit  mjekësor.

Ky akreditim mbështetet në besim dhe cilësi të shërbimeve Video“Shërbimi i akreditimit ka filluar që nga viti 2006, dhe në saje të punës dhe angazhimit të vazhdueshëm Drejtoria për Akreditimit të Kosovës ka akredituar deri më tani 38 laborator testues sipas standardit ISO 17025  dhe 22 trupa inspektues  sipas standardit ISO 17020. Sot kam kënaqësinë dhe nderin t’iu informoj se Drejtoria për Akreditimit të Kosovës ka arritur të akreditojë laboratorin e parë mjekësor në Kosovë sipas standardit ISO 15189. Akreditimi sipas standardit ISO 15189 mbështet besimin dhe cilësinë e laboratorëve mjekësor nëpërmjet një procesi që verifikon integritetin, paanshmërinë dhe kompetencën e tyre. Kompetenca është e rëndësishme në çdo fushë, por shumë më e rëndësishme në sferën e kujdesit shëndetësor  ku sistemi i pacientit është i rrezikuar nga sëmundjet ose lëndimet”, u shpreh Shala.

Në këtë ceremoni u ndan mirënjohje dhe për bashkëpunëtorët që ndihmuan në procesin e akreditimit të këtij laboratori.

Laboratori “Olive Medical”, vepron në Kosovë nga viti 2017 dhe ofron llojllojshmëri të analizave biokimike, mikrobiologjike dhe patologjike me gamën më të gjerë të testeve-analizave. Po ashtu, në “Olive” kryhen edhe shërbime pediatrike, neurologjike, obstetrikë gjinekologjike, urologjike, kardiologjike, pulmologjike radiologjike, alergeologjike etj.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika