Omëletë me perime dhe proshutë
Nëse jeni duke kërkuar për një pjatë të përshtatshme për mëngjesin ose drekën, nuk mund të gaboni me një omëletë të mirë të Denverit. Kujdes me sasinë e gjalpit sepse përveç tij, të gjithë përbërësit e recetës janë të ushqyeshëm. Përbërësit për dy omëleta: ▪ 4 vezë ▪ 2 speca ▪ 1 domate të madhe […]
Nëse jeni duke kërkuar për një pjatë të përshtatshme për mëngjesin ose drekën, nuk mund të gaboni me një omëletë të mirë të Denverit.
Kujdes me sasinë e gjalpit sepse përveç tij, të gjithë përbërësit e recetës janë të ushqyeshëm.
Përbërësit për dy omëleta:
▪ 4 vezë
▪ 2 speca
▪ 1 domate të madhe
▪ 1 qepë e kuqe
▪ proshutë
▪ djathë kaçkavall
▪ kripë, piper
▪ pak qumësht
▪ gjalpë
Përgatitja:
Presim specat, qepët dhe domatet; domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë.
Rrahim dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.

Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rrahura.
Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet.

I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën si në fotografi.















