Omer Bajraktari: Ulqini është i gatshëm për t’i pritur kosovarët, s’kemi konkurrencë sa i përket sigurisë dhe mikpritjes

Bajraktari ka folur për bashkëpunimin me Qeverinë e Malit të Zi, turizmin, çmimet dhe projektet me të cilat priten të zhvillohen në këtë komunë

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, gjatë ditës së enjte ka qëndruar në Prishtinë në programin solemn “Ditët e Ulqinit – Folklori i Ulqinit”, i organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë.

Bajraktari ka folur për bashkëpunimin me Qeverinë e Malit të Zi, turizmin, çmimet dhe projektet me të cilat priten të zhvillohen në këtë komunë.

“Ne kemi krijuar një koalicion para një vitin në Qeverisjen e Pushtetit Lokal në Komunë e Ulqinit dhe mendojë që kemi bërë shumë gjëra gjatë një periudhe relativisht të shkurtër. Kemi nisur disa projekte që kanë prapavijë historike në infrastrukturës bazike, të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit që kanë vlerën e 30 milionë eurove. Kemi hapur një numër të madh të infrastrukturës rrugore të cilat vit pas viti po e përmirësojnë gjendjen, si dhe kemi nxitur disa investime të huaja në sferën e turizmit”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga kryeministri Millojko Spajiq.

“Siç e dini para vitit të ri në muajin nëntor ka ardhur edhe tek ndërrimi dhe votimi i qeverisë së re në Mal të Zi. Deri më tani nuk kemi pasur një komunikim intensivë, por shpresoj që çka i takojnë projekteve me interes publik dhe me interes të komunës dhe të shtetit do ta të kemi përkrahjen tyre”, ka thënë Bajraktari,në një intervistë për Ballkani.info. 

Bajraktari ka treguar edhe për veçoritë që i posedon Ulqini.

“Mendojë që i ofron të gjitha kërkesat primare për një turist i cili vjen nga Kosova dhe për disa gjëra nuk kemi konkurrencë – siç është çështja e sigurisë, mikpritjes – që janë dy tiparet që nuk kemi konkurrencë. Po ashtu edhe plazhet dhe natyra mendoj që nuk kanë konkurrencë. Mikpritja ulqinake nuk është e përsëritshme në trevat tjera dhe shpresoj që shtetasit kosovarë dhe diaspora e Kosovës këtë do ta shohin dhe besoj që do të jenë masivisht edhe sivjet në Ulqin”, tha ai për Ballkani.info.

I pari i qytetit të Ulqinit ka folur për çmimet në qytetin bregdetar.

“Normalisht do të ndikoj një masë të vogël, por nuk e mendoj se do të jetë në një masë të dukshme të madhe. Mendoj që edhe më herët kanë shkuar në Turqi, por jo në Greqi, por kanë pasur edhe të atillë që kanë pasur viza që kanë vendosur të kalojnë atë procedurë dhe mendoj se nuk është një pengesë zakonisht e madhe. Besoj që çmimet do të përcjellin trendin i cili është në rajon. Kemi pasur një inflacion i cili ka qenë prezentë në të gjithë rajonin kështu që besoj që Ulqini nuk do të jetë jashtë këtij trendi i cili është në rajonin e Ballkanit”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika