OMK: Gjermania po i zëvendëson mjekët, po Kosova?

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili gjatë raportimit në komisionin parlamentar për integrime evropiane, derisa ka folur për ikjen e mjekëve kosovarë, ka shtuar se mjekët ikin edhe nga Gjermania. Por OMK ka ngritur dilemën se a ka Qeveria e Kosovës aftësinë për t’i zëvendësuar mjekët që ikin nga vendi.

“ Vjen pyetja, derisa Gjermania ka potencial ta mbulojë deficitin kadrovik në shëndetësi, si do t’ia bëjë Kosova”,

Sipas Bislimit, njerëzit profesionistë do të ikin gjithmonë, për të gjetur kushte më të mira.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë, dhe do të ikin gjithmonë”, ka thënë ai, duke shtruar pyetjen se a e dini pse ndodh një gjë e tillë.

“Por a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë”, ka deklaruar Bislimi.

Ky i fundit nuk është ndalur me kaq, duke u përpjekur ta shfajësojë Qeverinë, por duke mos arsyetuar ikjen e mantilbardhëve.

“Projektligji i ri s’do ta bëjë pagën e mjekëve 6 mijë euro, që të thuash tash se s’ke nevojë të shkosh”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ndërsa, OMK-ja ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se neglizhenca dhe nënvlerësimi i institucioneve kanë sjellë këtë situatë, emigrimin e mjekëve, si pasojë e kushteve  socio-ekonomike dhe kushteve të pafavorshme të punës.Sipas OMK-së, ka mospajtime me institucionet përgjegjëse të vendit. Ajo ka paralajmëruar, gjithashtu, eksodin e mjekëve nga Kosova.

“Nga sistemi institucional i Kosovës (sektori publik) janë larguar në mënyrë sistematike mjekët më me përvojë të sistemit shëndetësor, shtoi faktin kësaj se brenda 10 vjetësh do të pensionohen mbi 1 mijë e 300 mjekë specialistë, pra diku rreth 40% e mjekëve specialistë që janë në sistem”, thuhet në komunikatën e OMK-së.

Brenda një muaji mbi 20 mjekë janë larguar nga Kosova, Sejdiu:Për 10 vjet spitalet do të fillojnë të mbyllen

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika