OMK njofton se doktori i kardiologjisë u sulmua në vend të punës

Oda e Mjekëve të Kosovës kanë reaguar pas rastit të sulmit ndaj doktorit specialist të kardiologjisë, specialisti u sulmua në hapësirat e vendit të punës, teksa ishte duke ofruar shërbimin shëndetësor

Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë të 25 qershorit, Oda e Mjekëve të Kosovës kanë bërë një reagim në lidhur me rastin e sulmit ndaj një doktori specialist të kardiologjisë nga qyteti I Prishtinës.

OMK janë shprehur të zhgënjyer kur janë njoftuar për sulmin ndaj specialistit, pasi ai u sulmua në vend të punës gjersa po ofronte shërbimin shëndetësor, sipas tyre sulmet ndaj stafit janë bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore.

Lidhur me këtë rast, OMK kanë thënë se në vendet e punës ku nuk ka mbrojtje, janë duke ndodhur veprime të dhunshme.

Në njoftimin e tyre shkruhet se “Sulmet fizike e verbale ndaj personelit shëndetësor nuk kanë të ndalur, të cilët në vendin e punës pa asnjë mbrojtje dhe kujdes të veçuar janë duke iu ekspozuar veprimeve vandal dhe të dhunshme të shërbimmarrësve, përkatësisht pacientëve dhe familjarëve të tyre.”

Kërkesë nga Oda e Mjekëve të Kosovës, është bërë tek institucionet shëndetësore, dhe autoritetet kompetente të nivelit qëndror dhe atij local, ku sipas tyre këto raste duhet që të trajtohen me seriozitet pasi që në vendet e punës duhet të ketë siguri.

Njoftimi nga Oda e Mjekëve të Kosovës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika