OpenAI e kthen në detyrë shefin e shkarkuar Sam Altman

Sam Altman, bashkëthemeluesi i OpenAI, do të kthehet në detyrë si shef ekzekutiv i kompanisë, vetëm pak ditë pasi bordi e kishte shkarkuar. OpenAI ka bërë një njoftim të mërkurën, duke thënë se ata kanë arritur një marrëveshje parimore për rikthimin e Altmanit si kreu i kompanisë me një bord tjetër të ri

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman.

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet në detyrë si shef i kësaj kompanie vetëm pak ditë pasi bordi e kishte shkarkuar, njoftoi kompania të mërkurën.

OpenAI, me bazë në San Françisko, tha në një komunikatë: “Ne kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shef ekzekutiv i OpenAI, me një bord të ri fillestar”.

Bordi i kaluar i OpenAI nuk kishte dashur t’i tregonte arsyet e hollësishme se pse e kishte shkarkuar Altmanin të premten e kaluar, duke nxitur një konflikt të brendshëm në kompani në fundjavë, si dhe duke rritur trysnin e jashtme nga investitorët.

Microsofti, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe gëzon të drejta në teknologjinë e saj, u tregua i shpejtë duke e emëruar Altmanin të hënën, si dhe një ish-bashkëthemelues dhe ish-president tjetër, Greg Brockman, i cili kishte dhënë dorëheqje nga OpenAI në shenjë proteste për shkarkimin e Altmanit.

Kjo nxiti druajtje për një largim të të gjithë 770 punonjësve të kompanisë, të cilët e kishin nënshkruar një letër ku kërkonin shkarkimin e bordit dhe kthimin e Altmanit.

Shefi i Microsoft-it për teknologji, Kevin Scott, u bëri thirrje punonjësve të OpenAI të martën përmes një shkrimi në rrjetin social X: “Ne e kemi parë peticionin tuaj dhe e çmojmë dëshirën tuaj që potencialisht t’i bashkoheni Sam Altmanit në Laboratorin e ri Kërkimor të Microsoft-it për Inteligjencë Artificiale. Duhet ta dini se, po qe nevoja, ju keni rol në Microsoft i cili u përshtatet dhe e çon përpara misionin tonë të përbashkët”.

Shefi ekzekutiv i Microsoft-it, Satya Nadella, e bëri të qartë të hënën se ishte ende i hapur për kthimin e Altmanit në OpenAI, përderisa telashet qeverisëse dhe të bordit të kësaj kompanie do të zgjidheshin, shkruan REL.

E bashkëthemeluar nga Altman si kompani jofitimprurëse, me mision për ta ndërtuar në mënyrë të sigurt të ashtuquajturën inteligjencë e përgjithshme artificiale e cila është më e mençur se njeriu dhe për përfitim njerëzor, OpenAI u bë më vonë biznes fitimprurës, por ende udhëhiqet nga bordi i drejtorëve jofitimprurës.

Bordi mbeti me vetëm katër anëtarë pas largimit të Altman-it dhe Brochman-it.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika