Operacion antidrogë, sekuestrohen 70 kg heroinë në Ferizaj

Pas realizimit të aksionit "Gropa" në Ferizaj, janë arrestuar 10 persona dhe janë sekuestruar 70 kilogramë heroinë

Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Departamenti i Krimeve të Rënda, të hënën e 23 majit, ka njoftuar se pas një pune të gjatë hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku me ç’rast janë bastisur dhe kontrolluar disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon,(heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.

Gjithashtu, në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt thuhet se janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se, të njëjtit, kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

“Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbajë të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika