Operacion policor në disa rajone të Kosovës, arrestohen disa persona të dyshuar për shitblerje të drogës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajone të ndryshme të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar disa të dyshuar për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike psikotrope dhe analoge dhe ka sekuestruar një armë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë realizuar disa operacione policore ne parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca narkotike.

Policia njoftoi se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan, “pas pranimit të  informacioneve se disa persona të dyshuar kanë në posedim sasi të substancës narkotike të llojit “marihuanë”, janë ndërmarrë veprime taktike-operacionale për  kapjen e personave të dyshuar të cilët dyshohej se bënin të mundur shpërndarjen dhe shitjen e  narkotikëve në disa lagje të Komunës së Gjilanit”.

Dhe pas lokalizimit të vendndodhjes së personave të dyshuar, janë realizuar veprime të shpejta operacionale dhe njësitë policore kanë arrestuar tre (3) personat e dyshuar meshkuj/kosovar.

Si prova materiale nga të dyshuarit gjatë operacionit të kontrollit është konfiskuar sasi e substancës narkotike ( 373.1 gr dhe 822.6 gr) dhe një peshore digjitale.

Gjithashtu, policia njoftoi se “mbrëmë me datë 25.01.2023, në rajonin e Prishtinës hetuesit e antidrogës gjatë një operacioni kanë arrestuar dy (2) persona të dyshuar tjerë për posedim droge dhe janë kryer bastisje në lokacionet e tyre. Dëshmi relevante janë sekuestruar nga policia për procedura të mëtejme ligjore”.

Edhe gjatë ditës së enjte, policia bëër të ditur se Një operacion tjetër i antidrogës është realizuar edhe sot më 26.01.2023, në rajonin e Pejës, ku me urdhër të organeve të drejtësisë, në mbështetje të Njësive për reagim të shpejtë (NJRSH) Pejë dhe Forensikës Rajonale është zbatuar urdhër kontroll në lokacionin e dy personave të dyshuar dhe gjatë operacionit të bastisjes-kontrollit të shtëpisë, tek njëri i dyshuar janë gjetur: Një revole, një grinder (mulli për bluarje të Marihuanës), substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 119.4 gram e cila ishte e ndarë në vende të ndryshme”.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë kompetente për procedura të mëtejme ligjore”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika