Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në tri rajone të vendit, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, bastisjet janë kryer në një numër të konsiderueshëm vendndodhjesh dhe kanë pasur për synim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe krimet kibernetike.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.  Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka deklaruar Kelani.

Kelani ka bërë të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të zhvillohen në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe se më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të plotë të operacionit.