Operacioni “Baroni” në Prishtinë e Gjilan rezulton me gjetjen e bunkerëve të modifikuar e të armëve të zjarrit

"Me datë 26.04.2024 njësitë përkatëse policore në bashkëpunim dhe në koordinim të detyrave sipas kompetencës, kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan”

Policia e Kosovës, pas një operacion të zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit ka rezultuar në gjetjen e dy bunkerëve dhe të disa armëve të zjarrit me municion.

Policia ka kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.

“Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.

Me datë 26.04.2024 njësitë përkatëse policore në bashkëpunim dhe në koordinim të detyrave sipas kompetencës, kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan”, thuhet në njoftim.

Siç njofton policia, kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen “e  (dy) Bunkerëve (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale), armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë, arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë. armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë”.

Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikes, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.

Lidhur me rastin dy persona janë shoqëruar në polici.

“Lidhur me rastin dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së Prishtinë për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati”, thuhet më tej në njoftim.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika