Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e aktiviteteve të planit operativ “Goditja”, Stacioni Policor në Pejë ka realizuar një operecion rrugën “Qarshia e Gjajtë”, në Pejë.

Te një perosni i dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar: Dy sprej “OC Body Guard”, katёr elektroshok “Dimming Light”, mjete të mprehta (Thika), boksa metalikë.

“Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё. Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit te personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Dy (2) Sprej OC Body Guard
  • Katёr (4) elektroshok Dimming Light
  • mjete te mprehta (Thika)
  • boksa metalikë”, thuhet në njoftimin e Policisë,

Më tej, në njoftim thuhet se i dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.