Operacioni ndërkombëtar “Switch Off”, bastisje në Prishtinë dhe Dragash
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar “Switch Off”, të udhëhequr nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Katanias, kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive. Me urdhër të PSRK-së, më 22 janar janë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Dragashit, nën […]
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar “Switch Off”, të udhëhequr nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Katanias, kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive.
Me urdhër të PSRK-së, më 22 janar janë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Dragashit, nën dyshimin për veprat penale “Cenim i të drejtave të autorit” dhe “Shpëlarje e parave”.
Sipas hetimeve, në mesin e të dyshuarve është edhe një shtetas i Kosovës me inicialet P.B.
“Urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që ka çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë. Gjatë hetimeve të zhvilluara ka rezultuar se në mesin e të dyshuarëve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicalet P.B”, thuhet në njoftim.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe.
Operacioni është zhvilluar paralelisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Spanjë dhe Rumani, duke çuar në shkatërrimin e një infrastrukture ilegale IPTV që u shërbente miliona përdoruesve.
Në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kanadaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara.















