Operacioni policor “Guri”, arrestohen gjashtë të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 12 kg marihuanë

Policia e Kosovës njofton se në vazhdën e zbatimit të operacionit policor të realizuara më herët gjatë 30 marsit, 5 prillit e 4 majit, operacioni ka vazhduar edhe sot.

Gjatë zbatimit të operacionit më herët, ishin gjetur e konfiskuar rreth 36 kg marihuanë dhe ishin arrestuar tre të dyshuar.

“Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në
koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë
materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë
marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike. Vlen të ceket se gjatë kontrolleve, në  njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën për media.

Në tri operacionet e më hershme dhe në këtë të ditës së sotme janë konfiskuar rreth 48 kg
substancë, janë arrestuar nëntë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë vepruar si grup kriminal që është marrë me ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika