Operacioni shqiptaro-turk, arrestohet një turk, kurse dy shqiptarë shpallen në kërkim
Gjatë kësaj të diele, është arrestuar një shtetas turk, gjatë operacionit ndërkombëtar “Përtej kufijve” në Manisa të Turqisë. Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas turk për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”. Në operacionin ndërkombëtar “Përtej kufijve” janë sekuestruar tri armë zjarri, municion luftarak, […]





Gjatë kësaj të diele, është arrestuar një shtetas turk, gjatë operacionit ndërkombëtar “Përtej kufijve” në Manisa të Turqisë. Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas turk për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”.
Në operacionin ndërkombëtar “Përtej kufijve” janë sekuestruar tri armë zjarri, municion luftarak, 8.6 kilogramë marihuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.
Policia e Shqipërisë ka siguruar informacione se në Manisa të Turqisë, ushtrohej veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Këto informacione i janë përcjellë menjëherë policisë turke, raporton top channel.
Gjatë operacionit të zhvilluar është evidentuar vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike.




















