Operacioni “URA”/ Arrestime në Shqipëri dhe Itali, sekuestrohen miliona € pasuri
Një operacion i madh ndërkombëtar kundër një rrjeti të gjerë kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës ka nisur këtë të mërkurë nga Drejtoria Hetimore e Antimafias së Barit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Operacioni çoi në ekzekutimin e dy urdhrave të paraburgimit paraprak, të lëshuar nga […]
Një operacion i madh ndërkombëtar kundër një rrjeti të gjerë kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës ka nisur këtë të mërkurë nga Drejtoria Hetimore e Antimafias së Barit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
Operacioni çoi në ekzekutimin e dy urdhrave të paraburgimit paraprak, të lëshuar nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Barit dhe Gjykatësi i Gjykatës së Posaçme për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Tiranës, kundër 52 personave të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që operonte në trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe shkelje të rënda administrative.
Në të njëjtën kohë, u urdhëruan sekuestrime asetesh në Itali dhe Shqipëri, duke përfshirë asete të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë disa milionë euro.
Këto sekuestrime synojnë të godasin të ardhurat e grumbulluara nga aktivitetet e paligjshme dhe të çmontojnë strukturën ekonomike të organizatës.
Hetimet kanë zbuluar se ky aktivitet kriminal ishte pjesë e një sistemi të konsoliduar të trafikimit të kokainës dhe heroinës, me rrugë që lidhin Ballkanin, Pugliën dhe Evropën Veriore.
Operacioni, i quajtur “URA”, u realizua me mbështetje nga Interpol, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë, Policinë Shqiptare, dhe nën koordinimin e Eurojust (selia në Hagë), Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës, si dhe Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës.
Ky aksion është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të përbashkët mes DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, që synon shpërbërjen e organizatave mafioze shqiptare, të cilat janë aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës që prej shumë vitesh./Euronews.al















