Opozita bllokon foltoren, përplasje fizike mes deputetëve

Tensionet e larta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës degraduan deri në përplasje fizike

Në Parlamentin e Shqipërisë të hënën e 30 tetorit pati përleshje fizike, ku opozita shqiptare ka vendosur të zgjedhur rrugën e bojkotit në Kuvend.

Pas 40 minutash punime, seanca u mbyll nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, në mënyrë të parakohshme.

Pavarësisht kësaj, Nikolla, me kërkesën për të vendosur qetësi e rend në sallë, ka filluar t’i japë fjalën deputetëve të mazhorancës, për të ngritur shqetësimet e qytetarëve në seancën plenare, por deputetët e opozitës, kanë kërkuar sërish të ndalin fjalën e kolegëve të tyre socialistë, duke ndërhyrë te mikrofoni i deputetit Vullnet Sina.

Seanca menjëherë është ndërprerë pas një përplasjeje fizike mes ligjvënësve shqiptarë.

Nikolla vendosi ta mbyllë seancën përfundimisht, duke e lënë Kuvendin për të dytën herë radhazi pa punime të frytshme.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka thënë se bllokimi i foltores së Parlamentit është më se i arsyetuar.

“Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij së bashku me 35 deputetë të tjerë të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron”, ka thënë Berisha.

Ai shtoi se kjo e drejtë e sanksionuar nga kushtetuta nuk mund t’i mohohet askujt.

“Por kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj”, tha ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika