Opozita dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Nagavci për subvencionimin e teksteve shkollore

Sot, anëtarët opozitar të Komisionit Hetimor parlamentar për Tekstet Shkollore kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kallëzimin penal e kanë dorëzuar deputetët njëherit dhe antarët e këtij komisioni; Shemsedin Dreshaj (kryetar), Ardian Kastrati (nënkryetar), Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu.

Kryetari i Komisionit Hetimor për Subvencionimin me Tekste Shkollore, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar se ka shkelje me bazë ligjore në raportin final të procesit në intervistimin e zyrtarëve të arsimit në vend.

“Komisioni Hetimor për Subvencionimin e Teksteve shkollore për vitin 2023/2024, ka punuar me mandate nga Kuvendi i Kosovës. Ka përmbyllur një proces të intervistimit në prani të ekspertëve të emëruar nga mazhoranca dhe opozita. Ky proces është mbyllur me një raport final, i cili ka mjaft gjetje të shkeljeve ligjore dhe ka bazë për hetimin e mëtejmë prokurorial lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”, u shpreh Dreshaj para mediave.

Raporti i dalë nga puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, përmban konstatime se ky proces është përcjell me parregullsi. Një nga to është dyshimi i keqpërdorimit të rreth 6.3 milion euro. Po ashtu, është specifikuar edhe shkelja e Ligjit të Arsimit parauniversitar pas ndryshimit të praktikës nga shpërndarja e teksteve, në subvencionimin e prindërve për blerjen e tyre.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika