Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për seancën e jashtëzakonshme lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.
Ai theksoi se, pas ofertave të bëra nga Vetëvendosje dhe deklarimeve të opozitës në rrjete sociale, mbajtja e seancës është e domosdoshme, pasi sipas tij deputetët kanë përgjegjësi kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
“Të diskutojnë dhe mbase diskutimet mund të qartësohen pozicionet dhe të lind një mundësi e komunikimit dhe bashkëpunimit për të ecur tutje”, është shprehur Rrustemi.
Ai shtoi se partitë opozitare janë “barikaduar”, duke ndërprerë edhe takimet politike.
“Nuk kemi kanal tjetër të komunikimit me opozitën përveçse të kthehemi në sallën e Kuvendit aty ku në fakt deputetët do të duhej të përmbushnin përgjegjësinë kushtetuese. Unë nuk e shoh asnjë pengesë, përkundrazi e shoh si një mundësi të jashtëzakonshme që në këto orë që kanë mbetur të afatit për të gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar ai.