Opozita e konsideron Ligjin e Pagave zhgënjyes dhe turpërues për mjekët

Me vlerën e re të koeficientit, paga e punonjësve të shëndetësisë është dyfishuar, por nga ana e opozitës, Qeveria po manipulon dhe bën propagandë për rritje të pagës, pasi sipas tyre, të gjitha shtesat që mjekët kanë marrë në të kaluarën janë akumuluar në pagë

Foto ilustruese

Partia e Vetëvendosjes, e cila është në pushtet, ka konsideruar se me vlerën e koeficientit prej 105 eurove, punëtorëve shëndetësorë pothuajse i është dyfishuar paga. Sipas saj, me këtë ligj, po fillon të vlerësohet punëtori shëndetësor.

Ndërsa, deputetë të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë thënë se vlera e koeficientit është zhgënjyes dhe turpërues.

Opozita ka thënë se Qeveria e kryeministrit Kurti është duke manipuluar dhe po bën propagandë për rritje të pagës. Sipas saj, për mjekët, të gjitha shtesat që i kanë marrë në të kaluarën u janë grumbulluar në një vend, në pagë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, për Ekonomia Online, ka deklaruar se për herë të parë në Kosovë mjekut i është dyfishuar paga.

Sipas saj, në të ardhmen inkurajojnë që paga të jetë më e madhe edhe për stafin tjetër.

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nënkryetarja e LVV-së

Ajo ka shtuar se mjekët nuk janë duke ikur nga Kosova vetëm për shkak të pagës, por edhe për shkak të kushteve të tjera.

“Nuk është e lehtë të jemi konkurrues me sektorin privat që është duke ofruar paga marramendëse dhe shtrohet pyetja si është e mundur kjo të ndodhë, për shembull me Gjermanin, e cila tash po i liberalizon masat, tash njihen diplomat, jepen specializimet”, ka shtuar ajo.

Kollçaku, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se me ligjin për paga ka filluar që të vlerësohet punëtori shëndetësor.

Ajo ka thënë se janë duke punuar në përmirësimin e kushteve të punës.

“Unë mendoj se kjo që ka ndodhur me ligjin e pagave, sidomos për sektorin e shëndetësisë me theks te mjekët, ku dyfishohet paga është inkurajuese që ka filluar që të vlerësohet punëtori shëndetësorë dhe ne do të angazhohemi në vazhdimësi për përmirësimin edhe kushteve të punës normal që të gjithë të kontribuojmë në zhvillim ekonomik gjë që do ta determinojë të ardhmen edhe rritjen e koeficientit”, është shprehur Kollçaku.

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Por, ndryshe mendon deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se vlera e koeficientit e përcaktuar nga Qeveria është zhgënjyes edhe turpëruese për punëtorët shëndetësorë.

Ai është shprehur se nga kjo arsye, këtë vit do të ketë edhe më shumë ikje të profesionistëve shëndetësorë.

“Vlera e koeficientit e përcaktuar nga Qeveria është një lajm zhgënjyes edhe turpërues për punëtorët e sektorit shëndetësisë. Jo që do të ndalojë, mirëpo për shkak të dëshpërimit dhe zhgënjimit këtë vit do të ketë edhe më shumë ikje të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova. Përtej atyre propagandave të Qeverisë nëpër rrjete sociale dhe mediale, do ta shohin të gjithë profesionistët shëndetësorë se sa do ta marrin pagën neto në fund të muajit”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, sipas tij, Qeveria është duke bërë propagandë për rritje të pagës, dhe se tani mjekëve të gjitha shtesa të cilat i kanë marrë në të kaluarën, i janë grumbulluar në një vend, në një pagë.

E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se ky ligj është mashtrim i madh në punën jashtë orarit për punëtorët shëndetësorë, dhe se në të ardhme do të ketë problem që të organizohet shërbimi 24-orësh.

“Puna e ikjes nuk është vetëm puna e rrogës, ka shumë faktorë brenda që ndikojnë, njëri prej tyre pa dilemë që është edhe të hyrat. Ky ligj ka një mashtrim të madh, mashtrimi i madh është në punë jashtë orarit dhe unë mendoj që do të ketë problem që të organizohet shërbimi 24 orësh, si me stafin mjekësor si me stafin mbështetës”, ka thënë ai.

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

“Pra, do të thotë me infermier dhe të tjerë për shkak se aty lejohet 30 për qind mbi vlerën e rrogës totale që nënkupton që ne kemi shërbime që diku me 3 kujdestari e mbërrin 30 përqindëshin dhe pastaj ne ballafaqohemi me ditë të lira. Kjo nënkupton që të funksionalizohet, arsim dhe shërbimet emergjente në nivel vendi do të kemi nevojë për staf shtesë”, ka deklaruar tutje Dreshaj.

Dreshaj, po ashtu, ka thënë se ky ligj është diskriminues edhe për stafin arsimor shëndetësor.

“Ky ligj është shumë diskriminues për stafin arsimor, sepse Universiteti i Prishtinës dhe Qendra Klinike Universitare kanë dy funksione. E kanë funksioni edukativo-arsimor dhe misioni shëndetësor, që të jesh asistent klinik duhet që të jesh së pari specialist. Ndërsa specialisti e ka indeksin 12, ndërsa asistenti që është edhe specialist e ka indeksin shumë më të vogël”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Dreshaj ka shtuar se ky ligj deri diku e benificon specialistin, por në esencë kategorinë arsimore të specialistëve i ndëshkon rëndë, dhe njëkohësisht, sipas tij, ndëshkon komplet stafin arsimor që i takon segmentit të shëndetësisë dhe joshëndetësisë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika