Opozita e lëshon sallën pasi pushteti nuk përkrahu tërheqjen e tri projektligjeve

Partitë opozitare e kanë lëshuar sallën pasi pozita nuk mbështeti dy propozime të PDK’së

Partitë opozitare e kanë lëshuar sallën pasi pozita nuk mbështeti dy propozime të PDK-së.

Bëhet fjalë për tërheqjen nga rendi i ditë së tri projektligjeve dhe propozimin për trajtimin e arratisjeve të Enver Sekiraqës, Faton Hajrizit dhe Marko Roshiqit.

Propozimin për çështjen e arratisjeve e ka prezantuar deputetja Blerta Deliu Kodra.

“Nuk mund të jemi indiferent që brenda tre muajve janë arratisur tre persona që kanë qenë të dënuar për vrasje. I dënuari i fundit që është arratisur ishte Marko Roshiq, i cili ishte një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq”, tha Deliu- Kodra.

“Propozoj që si pikë e parë të rendit të ditës të trajtohet arratisja e tre personave të dënuar për vrasje”, tha ajo.

Kundër këtij propozimi kanë votuar 53 deputetë, pro 26 dhe 2 kanë abstenuar.

Nuk kalon kërkesa e opozitës që tri projektligje të largohen nga rendi i ditës

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika