Opozita e quan zmbrapsje të Bislimit mosshkuarjen në takimin e Brukselit

Zbrapsje të qëndrimeve e kanë quajtur opozita mosshkuarjen e Bislimit por të guvernatorit në Bruksel në takimin e thirrur nga ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Ndërkohë për pushtetin ky takim nuk duhet të konsiderohet si temë e dialogut

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë në seancën e 10 nëntorit në Kuvendin e Kosovës

Takimi i radhës në Bruksel i ftuar nga ndërmjetësi, Miroslav Lajcak për të diskutuar për cështjen e dinarit në sytë e opozitës nuk e vë Kosovën në një pozitë të favorshme.

Madje deputetët opozitarë, e quajnë zbrapsje të qeverisë mos shkuarjen e Bislimit në Bruksel.

“Kjo qeveri nuk ka as parime as strategji e as epilog, se si duhet të vazhdoj dialogu. Në vazhdimësi cështjet e brendshme bëhen temë në Bruksel, si stikerat, si targat si dinari janë krejtësisht cështje të brendshme të Republikës tonë që nuk kanë asnjë arsye e nevojë që të shndërrohen tema diskutimi për dialog. Këto janë kauza që z Kurti i hap brenda republikës tonë në mënyrë që t;i shmanget asociacionit”, ka thënë Ariana Musliu-Shoshi nga PDK.

“Njëjtë sikurse tash që janë zbraps, BQK sot vecse do të dialogoj dhe e kemi kthyer dialogun në nivel teknik ne vend se të dialogohet për cështje madhore, për cështje reciproke për ruajtjen e sovranitetit e integritetit respektim të kushtetutës së Kosovës sot zyrtarë të BQK-së, negociojnë në Bruksel për cështjen e dinarit. saherë që kjo Qeveri ka bërë veprime të ngutshme të pakoordinuara sikuse që është kjo sikurse ka qenë marrëveshja për targat”, ka thënë Time Kadrijaj nga AAK.

Mirëpo as si zbrapsje e as si dobësim të Kosovës në proces të dialogut nuk e shohin mazhoranca.

Madje sipas kryetarës së Komisionit për punë të Jashtme, Arbresha Kryeziu, takimi i thirrur nga Lajçak nuk është temë e dialogut.

“Atje sot është përfaqësuesi i BQK-së, i një institucioni që e ka nxjerr këtë vendim dhe jo i kryenegociatorëve. Ne nuk duam që cështjen e dinarit ta rikthejmë në temë të dialogut dhe nuk do të duhej të lejonte vet Bashkimi Evropian që të bëhej një veprim i tillë”, ka thënë Hyseni-Kryeziu.

Në Bruksel guverantori Ismajli ka deklaruar se për cështjen e dinarin vetëm ka informuar palët dhe se për këtë cështje nuk kapasur negociata.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika