Opozita e shoqëria civile e konsiderojnë dështim sesionin pranveror të Kuvendit

E dobët po vlerësohet puna e Kuvendit të Kosovës, në sesionin pranverorë. Teksa nuk dihet nëse kuvendi, para pushimit veror do të mbërrijë të mbajë edhe një seancë, monitoruesit e kuvendit thonë se edhe këtë legjislaturë janë duke e përcjellë problemet e legjislaturave të kaluara. Për këtë, opozita lë fajtore deputetët e pushtetit

Në kalendarin brenda faqes zyrtare të Kuvendit të Kosovës nuk figuron më asnjë paralajmërim për seancë.

Por nuk dihet nëse seanca e cila eskaloi deri në përleshje mes deputetëve, do jetë e fundit për këtë sesion.

Nga Kuvendi i Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje se nga cila datë deputetet e Kuvendit nisin pushimet verore, megjithëse gushti është zakonisht muaji kur legjislativi shkon në pushimin veror.

Pavarësisht kësaj, problemet nuk kanë qenë të pakta për kuvendit, gjatë sesionit pranveror.

“Kemi pasur raste kur edhe mbledhjet e kryesisë kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorimit dhe ka qenë një fenomen, që e ka përcjell këtë legjislaturë, aktualisht edhe pse mazhoranca i ka numrat për të kaluar edhe projektligjet e tjera, që mund të vijnë deri në përfundim të sesionit i nevojitet mbështetja apo votat e opozitës”, ka thënë Violeta Haxholli – KDI.

Teksa këtë vit Kuvendi ka funksionuar me rregullore të re, Haxholli thotë se nuk është vërejtur ndonjë reflektim pozitiv, për efikasitetin e punës së deputetëve.

“Nuk është se rregullorja e re ka reflektuar në ndonjë përmirësim të madh të jetës parlamentare ka pasur disa, iniciativa për të zbatuar nenet e rregullores për asistent të deputetëve, për tu krijuar deputetëve kushte më të mira për punën e tyre, nuk janë ndërmarr shumë masa nga ana e kryetarit të Kuvendit sa i përket gjuhës jo parlamentare, edhe pse rregullorja e vjeter e ajo e re i parasheh disa masa ndëshkuese”, shtoi ajo.

E deputetët e opozitës e cilësojnë dështim këtë sesion të Kuvendit, ata të mazhorancën e thonë të kundërtën.

“Automatikisht është e dështuar ligjet që janë kaluar metodologjia që është përdorur, janë të udhëhequr janë të këshilluar nga inati, e inati është këshilltari më i keq i një politikbërësi, këta janë udhëhequr me atë logjik, me logjikën e inatit…dmth në asnjë ligj të vetëm nuk kanë pranuar amandamendet që ka ofruar opozita, qofshin ato edhe në përmirësim të jetës së qytetarëve”, ka thënë Hisen Berisha – Deputet i PDK-së.

Deputetët e Kuvendi vazhdimisht janë kritikuar se nuk janë efektiv në miratimin e projektligjeve dhe në përmbushje të agjendës legjislative, si edhe ndryshimin e shpeshtë të kësaj të fundit nga qeveria.

Megjithatë, deputetët e edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, më së rëndi u kritikuan për skenat që u panë në kuvend në seancën e 13 korrikut, që përfundoi me përleshje fizike e me të cilën është duke u marrë prokuroria.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika