Opozita kërkon ndryshimin e ligjit për pensione

Gjersa Kuvendi i Kosovës është duke bërë shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, opozita ka kërkuar ndryshimin e këtij ligji, duke kërkuar largimin e nenit që parasheh dhënien e pensionit kontributdhënës për ata që kanë 15 vjet përvojë pune para 1 janarit të vitit 1999

Kuvendi i Kosovës

Shemsedin Dreshaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar largimin e një neni i cili parasheh që secili kandidat për pensionin kontributdhënës duhet të ketë së paku 15 vjet përvojë para 1 janarit të vitit 1999.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, aty ku tashmë Kuvendi po shqyrton Projektligjin nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Dreshaj ka thënë se kjo është një mënyrë tjetër për t’i ndëshkuar punëtorët për herë të dytë.

“Këta punëtorë që u ndëshkuan duke u larguar në rrugë nga pushteti okupator, po i ndëshkojmë për herë të dytë duke ua mohuar pensionin meritor për kontributin e dhënë”, ka thënë Dreshaj, gjersa ka kujtuar rastet kur personave që janë pensionuar një javë para kësaj date, nuk u ka takuar ky pension.

“Kush nuk e mbështet këtë nismë ligjore bën gjynah para Zotit dhe para robit”, ka thënë Dreshaj, gjersa ka theksuar se pensioni kontributdhënës do të ishte më se i nevojshëm në këtë kohë të rritjes së inflacionit.

Mirsad Shkreta nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka parë si një zgjidhje heqjen e këtij neni.

“Po të ishte kjo një zgjidhje, atëherë pse nuk është larguar ky nen tash e sa vite”, ka thënë Shkreta, gjersa ka theksuar se janë prodhuar pensione me ligje të veçanta duke mos u përfshirë disa kategori dhe, njëherësh, sipas tij janë prodhuar 6 skema të cilat akoma kanë probleme.

Për heqjen e këtij neni është pajtuar edhe Armend Zemaj nga LDK.

“Pse nuk mund ta heqim një nen, të cilin nuk ka mbetur shumë njerëz në jetë që nuk mund ta gëzojnë apo nuk e kanë gëzuar këtë të drejtë”, ka thënë Zemaj, gjersa ka kërkuar që për këtë nen të bëhet një debat i mirëfilltë publik.

Ky i fundit ka theksuar se ky kuvend ka prodhuar ligje që kanë plotësuar defekte, në mënyrë që kategori të ndryshme të shpërblehen. Zemaj ka thënë se është “jodemokratike” të mbrohen me vetëdije dispozitat diskriminuese dhe, njëherësh, sipas tij, mbetet e pandërgjegjshme t’u thuhet njerëzve të kërkojnë dëshmi për pagesën e kontributit në fondin pensional të Serbisë në vitet 90-99.

Një nismë të tillë e ka përkrahur edhe Time Kadrijaj, e cila ka bërë apel që të gjithë anëtarët e Komisionit ta largojnë këtë nen, nen i cili sipas saj është diskriminues.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika